Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Akuza kundërshtarit, Nelson Hysa: Më thanë që ndeshja nuk do zhvillohejNdeshjet e Champions LeagueNjë shqiptar te PSG? E zbulon ish-kapiteni i KombëtaresE papritur te Trabzonspor, “përjashtohet” Ernest Muçi“Plas” grushti, eskalon situata te debati për mosfinancim të klubeveGati ekipi i ri? U largua nga Sivasspor, Manaj nuk humb kohë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
E KRYER/ Pritjes i vjen fundi, Vllaznia zgjedh trajnerin e ri. Debuton ndaj Dinamos
Kampionati

E KRYER/ Pritjes i vjen fundi, Vllaznia zgjedh trajnerin e ri. Debuton ndaj Dinamos

Publikuar

Pritja për emrin e trajnerit të ri të Vllaznisë duket se ka marrë fund dhe zyrtarizimi pritet të bëhet në ditët në vijim. Mësohet se presidenti Alban Xhaferi ka zgjedhur teknikun hungarez Csaba Laszlo. 

Me këtë lëvizje merr fund zyrtarisht epoka e trajnerit Edi Martini në stolin e skuadrës shkodrane. 

Laszlo është një emër me përvojë të madhe 35-vjeçare në futbollin ndërkombëtar, pasi më parë ka drejtuar klube të njohura si Ferencváros, Hearts dhe Dundee United. 

Përveç përvojës me klubet, 62-vjeçari ka qenë gjithashtu trajner i kombëtareve të Lituanisë e Ugandës si dhe ndihmës i Lothar Matthaus te Hungaria. Tekniku hungarez raportohet se ka arritur dakordësinë e plotë me numrin një të klubit kuqeblu për marrjen e drejtimit të ekipit. 

Norka Security

Prezantimi i tij zyrtar pritet të bëhet këtë fundjavë përpara tifozëve dhe madiave. Menjëherë pas prezantimit, Laszlo do të nisë punën në fushë për të përgatitur Vllazninë për sfidën e radhës në kampionat ndaj Dinamos.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme