Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Merkato e bllokuar, përsëritet rasti i Tiranës dhe Skënderbeut. Vetëm 13 lojtarë të federuar
Kampionati

FSHF del me njoftim, zbulohet vendimi për Tirana-Elbasani

Publikuar

Tirana do të jetë pa tifozë ndaj Elbasanit. FSHF ka konfirmuar vendimin e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, duke treguar se kërkesa e bardhebluve erdhi më vonë se duhej.

Tirana u kujtua vetëm dje që të ofronte 5 milionë lekë të vjetra, pikërisht për të pasur tifozë ndaj Elbasanit. Ky gabim i ka kushtuar shtrenjtë klubit të bardhebluve.

NJOFTIMI I FSHF:

Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF, pasi mori në shqyrtim kërkesën e KF Tirana për konvertimin e dënimit për zhvillimin e ndeshjes pa spektatorë,

Norka Security

Vëren se:

Me vendimin nr. 45, datë 11.05.2026, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka vendosur ndaj KF Tirana masën disiplinore të zhvillimit të ndeshjes pa spektatorë.

Më datë 18.09.2026, KF Tirana ka paraqitur kërkesë për konvertimin e masës disiplinore, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.

Në bazë të nenit 75 të KDE, masa disiplinore e zhvillimit të ndeshjes pa spektatorë mund të konvertohet me gjobë, pas shlyerjes së gjysmës së dënimit dhe me kërkesë të palës së interesuar.

KOMISIONI I DISIPLINËS DHE ETIKËS

Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga KF Tirana, dokumentacionin bashkëlidhur saj, komunikimin zyrtar me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë nga i cili rezulton se, për shkak të kohës së kufizuar në dispozicion nga momenti i njoftimit për zhvillimin e ndeshjes, Policia e Shtetit e ka pasur objektivisht të pamundur planifikimin dhe marrjen e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së saj, si  diskutoi çështjen në tërësi, duke u bazuar në nenin 75 dhe vijues të Kodit të Disiplinës dhe Etikës, Komisioni vlerëson se në rrethanat konkrete nuk është e përshtatshme konvertimi i masës disiplinore të vendosur. Për këto arsye,

VENDOSI:

  1. Rrëzimin e kërkesës së KF Tirana për konvertimin e masës disiplinore të zhvillimit të ndeshjes pa spektatorë, të vendosur me Vendimin nr. 45, datë 11.05.2026
  2. Masa disiplinore e zhvillimit të ndeshjes pa spektatorë mbetet në fuqi dhe do të ekzekutohet sipas përcaktimeve të vendimit përkatës.
  3. Ky vendim është përfundimtar dhe i paapelueshëm, në përputhje me nenin 75/4 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme