Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
La vajzën e mitur për të parë ndeshjen në Elbasan, arrestohet babai i 11-vjeçares
Bota

La vajzën e mitur për të parë ndeshjen në Elbasan, arrestohet babai i 11-vjeçares

Publikuar

Një baba shqiptar në Qipro ka përfunduar para Gjykatës së Pafosit, pasi akuzohet se la vajzën e tij 11-vjeçare vetëm në shtëpi për dy ditë, ndërsa udhëtoi drejt Shqipërisë për të ndjekur ndeshjen e Pafos me Dinamon në Elbasan.

Sipas raportimeve sot të mediave qipriote, burri kishte kujdestarinë e vajzës gjatë datave 19 dhe 20 gusht, por dyshohet se e la atë pa mbikëqyrje për të udhëtuar me ekipin drejt Shqipërisë.

Ai akuzohet për braktisjen e një fëmije nën moshën 16 vjeç dhe për ekspozimin e të miturës ndaj një rreziku që mund t’i shkaktonte dëm shëndetit.

Rasti u zbulua pasi fqinjët njoftuan policinë se vajza dukej se kishte mbetur vetëm në banesë që prej një dite më parë.

Norka Security

Policia shkoi në shtëpi dhe gjeti 11-vjeçaren të vetme. Vajza u tha punonjësve të policisë se babai kishte udhëtuar për të parë Pafos FC në ndeshjen europiane që luhej në Shqipëri.

Pas zbulimit të rastit, autoritetet njoftuan shërbimet e mirëqenies shoqërore, të cilat morën përsipër mbrojtjen dhe kujdesin e vajzës.

Babai u arrestua pas kthimit të delegacionit në aeroportin e Pafosit dhe dosja u dërgua në gjykatë, ku u regjistrua çështja penale ndaj tij.

Ai u paraqit sot përpara Gjykatës së Pafosit për t’iu përgjigjur akuzës për braktisjen e fëmijës. /noa.al

Etiketa:
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme