Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Akuza kundërshtarit, Nelson Hysa: Më thanë që ndeshja nuk do zhvillohejNdeshjet e Champions LeagueNjë shqiptar te PSG? E zbulon ish-kapiteni i KombëtaresE papritur te Trabzonspor, “përjashtohet” Ernest Muçi“Plas” grushti, eskalon situata te debati për mosfinancim të klubeveGati ekipi i ri? U largua nga Sivasspor, Manaj nuk humb kohë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Të Tjera

Goli i shënuar nga Brajan Gruda në Angli

PublikuarPërditësuar

Sulmuesi Brajan Gruda ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Brighton-it, duke shënuar në sfidën e vlefshme për Kupën FA.

Futbollisti me origjinë nga Shkodra realizoi golin e avantazhit në minutën e 12-të të takimit kundër Manchester United, të zhvilluar në stadiumin “Old Trafford”.

Ky realizim ka një rëndësi të veçantë për 20-vjeçarin, i cili gjatë këtij sezoni është përballur me disa lëndime që kanë kushtëzuar aktivizimin e tij. Për Grudën, ky ishte goli i parë pas një periudhe disamujore, pasi hera e fundit që kishte shënuar ishte në muajin gusht.

Ironikisht, edhe në atë kohë, sulmuesi kishte ndihmuar ekipin e tij të mposhtte Manchester Cityn në kampionat. Paraqitja e sotme konfirmon rikthimin e tij në formë në një moment kyç për skuadrën.

Norka Security
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme