Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Akuza kundërshtarit, Nelson Hysa: Më thanë që ndeshja nuk do zhvillohejNdeshjet e Champions LeagueNjë shqiptar te PSG? E zbulon ish-kapiteni i KombëtaresE papritur te Trabzonspor, “përjashtohet” Ernest Muçi“Plas” grushti, eskalon situata te debati për mosfinancim të klubeveGati ekipi i ri? U largua nga Sivasspor, Manaj nuk humb kohë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
EKSKLUZIVE/ Klubi i Superiores largon drejtorin sportiv, pritet emërimi i Abilaliajt
Kampionati

EKSKLUZIVE/ Klubi i Superiores largon drejtorin sportiv, pritet emërimi i Abilaliajt

Publikuar

Artim Pollozhani ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin e Flamurtarit, duke u larguar zyrtarisht nga detyra e drejtorit sportiv.

43-vjeçari ishte përgjegjës për ndërtimin e organikës së skuadrës gjatë këtij sezoni futbollistik. Gjatë periudhës së deritanishme të merkatos së dimrit, klubi vlonjat nuk ka zyrtarizuar ende asnjë afrim të ri në skuadër.

Drejtuesit e Flamurtarit kanë paralajmëruar ndërhyrje në përbërje gjatë ditëve në vijim për të forcuar grupin. Aktualisht, ekipi renditet në vendin e parafundit të klasifikimit, pozicion që kërkon ndryshime për të përmirësuar rezultatet.

“Vetëm Sport” mëson ekskluzivisht se favoriti për të marrë postin e drejtorit sportiv te Flamurtari, është Arbër Abilaliaj.

Norka Security

Ky i fundit u largua nga Partizani pak javë më parë dhe mund të marrë drejtimin te vlonjatët. Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për drejtorin sportiv.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme