Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Humbja në derbi, trajneri i Partizanit: Më pëlqen karakteri i skuadrës
Kampionati

Humbja në derbi, trajneri i Partizanit: Më pëlqen karakteri i skuadrës

Publikuar

Partizani u mposht 2 me 4 nga Dinamo. Nuk ndodhte prej shumë vitesh, që Partizani të pësonte 4 gola nga Dinamo.

“Tetë gola të pësuar? Është e vërtetë. Janë gola shumë të lehtë. Por edhe në pjesën e parë mendoj se humbëm shumë raste. Jemi mirë në kontrollin e topit, dhurojmë shumë topa në mesfushë, nisemi mirë në kundërsulm. Ishte një tjetër gol në goditje standarde, për këtë jam i mërzitur sepse ne punojmë. Në përgjithësi, skuadra ime lufton. Ka sjellje të mirë. Nuk ishte dita jonë sot.

Nuk është gjë e mirë të pësosh 4 gola në shtëpi. Tani është momenti që për mua të analizoj. Deri tani nuk ka qenë momenti. Duhet të përmirësohemi dhe të marrim pikët sepse objektivi ynë është të fitojmë.

Mendoj se në pjesën e dytë e bëmë me Markun e Fadairon që bënë një punë shumë të mirë. Shënoi Fadairo në krahun e djathtë. Është faji ynë. Jemi shumë të mirë me lojtarët në krahë të gjithë së bashku, dhe duhet të provojmë të shtyjmë nga krahu i majtë dhe djathtë. Më pëlqeu karakteri i skuadrës sime”, u shpreh Bratu pwr “RTSH”.

Norka Security
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme