Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Katër gola në Tirana-Elbasani, si ndryshon renditja në Superiore
Kampionati

Katër gola në Tirana-Elbasani, si ndryshon renditja në Superiore

Publikuar

Nuk prodhoi fitues sfida mes Tiranës dhe Elbasanit. Dy ekipet ndanë nga një pikë mes tyre, pas barazimit 2-2 në “Selman Stërmasi”.

Verdheblutë kaluan të parët në avantazh falë golit të Ardit Nikajt në minutën e 23-të.

Megjithatë, Tirana reagoi dhe barazoi me Redon Xhixhën në minutën e 30-të. Miqtë gjetën sërish avantazhin brenda pjesës së parë.

Këtë herë ishte Mazari, i cili shënoi të dytin për Elbasanin në minutën e 37-të.

Norka Security

Fraksioni i dytë nisi me kryeqytetasit në sulm dhe gjetën barazimit. Në minutën e 54-t, pas një aksioni të bukur, Xhixha e ndali topin ne rrjetë, për të kompletuar dopietën.

SHIKONI KLASIFIKIMIN: RENDITJA E KATEGORISË SUPERIORE

Me këtë barazim, Tirana mban vendin e gjashtë me pesë pikë, ndërsa Elbasani renditet në vendin e pestë me gjashtë pikë.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme