Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

“Makth” te Kombëtarja, probleme edhe për dy lojtarë të tjerë

VETEMSPORT 23.09.2026 2 minutes read
kombetarja

Kombëtarja shqiptare ka vijuar sot punën në kuadër të përgatitjeve për katër sfidat e ardhshme të Nations League. Kuqezinjtë zhvilluan një tjetër seancë stërvitore pasditen e sotme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Trajneri Maran dhe stafi teknik zhvilluan një seancë të plotë stërvitore me skuadrën, teksa vetëm Klisman Cake dhe Kristjan Asllani nuk u stërvitën rregullisht me grupin. Kristjan Asllani ka kryer stërvitje të diferencuar për rikuperim muskulor, por sipas stafit mjekësor nuk ka asgjë serioze.

Ndërsa Klisman Cake gjatë stërvitjes së djeshme ka ndjerë një shqetësim në kofshën e majtë. Rezonanca magnetike ka përjashtuar mundësinë e dëmtimit muskulor. Futbollisti ka nisur një program fizioterapie në Klinikën e Kombëtares dhe po monitorohet nga stafi mjekësor.

Pjesa tjetër e ekipit fillimisht u ushtrua në palestër, ndërsa më pas e zhvendosi punën në fushë, ku fokusi kryesor ishte te aspekti taktik. Futbollistët zhvilluan skema të ndryshme taktike, duke punuar mbi detyra dhe situata specifike të lojës. Në programin e seancës ishin gjithashtu edhe ushtrimet për goditjet standarde.

Norka Security

Kuqezinjtë do të vijojnë programin stërvitor në “Shtëpinë e Futbollit” ditën e nesërme, teksa të premten do të zhvillojnë stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Bjellorusinë në stadiumin “Air Albania”.

Post navigation

Previous: Miliona në muaj, zbulohet paga e Martinit te Vllaznia
Next: Drejtoi kombëtaren në Europian dhe te Dortmund, ja trajneri që pritet të Vllaznia

LEXO EDHE:

mehmeti1
  • Kombëtarja

Luajti dhe shënoi me Shqipërinë, Mehmeti merr lajmin e keq

VETEMSPORT 10.10.2026
muci
  • Kombëtarja

VIDEO/ Ernest Muçi gjen golin, nis festën në Turqi

VETEMSPORT 10.10.2026
IMG-20261006-WA0143-2048x1366
  • Kombëtarja

Maran dhe lojtarët shpërthejnë pas ndeshjes: Turp! Nuk më ka ndodhu në karrierë…

VETEMSPORT 06.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

WhatsApp Image 2026-10-11 at 21.02.03
  • Kampionati

Humbja në derbi, trajneri i Partizanit merr vendimin e papritur

VETEMSPORT 11.10.2026
xhixha tirana
  • Kampionati

Tirana “fundos” Partizanin, Vllaznia feston fitoren e parë. Si ndryshon renditja

VETEMSPORT 11.10.2026
partizani tirana
  • Kampionati

Derbi premton spektakël, formacionet zyrtare

VETEMSPORT 11.10.2026
kategoria-e-pare-1
  • Kampionati

Kategoria e Parë/ Festë te Besa dhe Pogradeci, zhgënjen pretendentja tjetër

VETEMSPORT 11.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.