
Vllaznia duket se e ka zgjedhur trajnerin e ri. Edi Martini, tashmë i larguar, do të pasohet në stol nga një gjerman.
Bernd Storck pritet të marrë drejtimin e shkodranëve, raporton Mantho Prokopi. 63-vjeçari është pa ekip për momentin, por ka një CV interesante.
Storck a punuar si asistent te Borussia Dortmund në Gjermani, ndërsa ka vazhduar karrierën në Hungari dhe Belgjikë, në ekipe si Genk dhe Cercle Brugge.
Arritjen më të rëndësishme e kishte te Hungaria, të cilën e drejtoi nga 2015 deri në vitin 2017, duke qenë në Euro 2016.
Vllaznia shkarkoi trajnerin Martini, për mungesë rezultatesh. Pas pesë javëve të parë, Vllaznia mban vendin e fundit me dy pikë.





