Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Maran humb një tjetër mesfushor, ndryshimi i dytë në listën e Kombëtares
Kombëtarja

Maran humb një tjetër mesfushor, ndryshimi i dytë në listën e Kombëtares

Publikuar

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin për katër ndeshjet e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë, të drejtuar nga trajneri Rolando Maran, zhvilluan pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”.

Në këtë seancë morën pjesë 26 lojtarë. Futbollistët që kishin luajtur ndeshje me klubet e tyre gjatë fundjavës zhvilluan një seancë rikuperimi, ndërsa pjesa tjetër e grupit iu nënshtrua një programi të kombinuar me ushtrime taktike dhe punë në palestër.

Ivan Balliu pritet t’i bashkohet skuadrës gjatë mbrëmjes, ndërsa mesfushori Feta Fetai, i cili zëvendëson Qazim Laçin e dëmtuar, pritet të bashkohet ekipit në orët në vazhdim.

Sakaq, Departamenti i Komunikimit bën me dije se mesfushori Adrion Pajaziti ka pësuar një dëmtim në muskujt e kofshës së djathtë gjatë ndeshjes së fundjavës me klubin. Futbollisti është paraqitur sot në grumbullim dhe iu nënshtrua vizitave mjekësore dhe bëri një rezonancë magnetike.

Norka Security

Analizat konkluduan se shkalla e dëmtimit e bën ta pamundur që Pajaziti të jetë i disponueshëm për ndeshjet e Kombëtares dhe se i duhen rreth 3 javë për t’u rikuperuar. Kësisoj, mesfushori do të rikthehet në klub për të vijuar rikuperimin dhe në vendin e tij është ftuar lojtari i Dinamo City, Klevi Qefalija, i cili do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Maran.

Kombëtarja do të vijojë përgatitjet ditën e nesërme, me skuadrën që do të zhvillojë një tjetër seancë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, duke nisur nga ora 16:00.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme