
Kombëtarja
E papritur/ Maran nuk e ftoi, mesfushori shfaqet te Kombëtarja
Medon Berisha nuk ishte pjesë e listës së trajnerit Rolando Maran, për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Shkak për këtë u bënë problemet fizike, që mesfushori shfaqi te Lecce.
Megjithatë, mesfushori ka takuar shokët e ekipit kuqezi, pas duelit me Finlandën. Siç shihet në këtë pamje, Medon Berisha, është shfaqur në “Shtëpinë e Futbollit”, ku ekipi po zhvillon fazën përgatitore.

Edhe pse nuk mund të luajë, ai ka dashur të jetë pranë ekipit, diçka që tregon për atmosferën pozitive që është krijuar te kuqezinjtë.
Ndiq VETËM SPORT
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.




