
Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, pritet të bëjë disa ndryshime në formacion ndaj San Marinos. Tekniku konfirmoi se në portë do të luajë Mario Dajsinani, pasi mungojnë Alen Sherri për shkak dëmtimi dhe Etrit Berisha i skualifikuar.
Në të djathtë të mbrojtjes do të luajë Elseid Hysaj, ndërsa qendra do të përbëhet nga Ismajli dhe Gjimshiti. Në të djathtë të mbrojtjes, ka balotazh mes Pilos dhe Mitajt, me këtë të fundit në avantazh.
Në skemën 4-2-3-1, dyshja e mesfushës do të përbëhet nga Asllani dhe Shehu. Në majën e sulmit pritet të luajë sërish Rey Manaj, që ka treguar formë të shkëlqyer në këtë grumbullim.
Treshja pas tij pritet të përbëhet nga Hoxha në të majtë, Muçi si fantazist dhe Uzuni në të djathtë.
FORMACION I MUNDSHËM

/CNA








