
Kampionati
Martini refuzoi dorëheqjen, te Vllaznia nuk humbin kohë
Edi Martini i ka orët e numëruara te Vllaznia. Pas humbjes me Teutën, situata te shkodranët është përkeqësuar.
Sipas raportimeve, presidenti Alban Xhaferi i ka kërkuar dorëheqjen trajnerit. Megjithatë, Martini ka refuzuar të largohet.
Në këtë situatë, në orët e ardhshme, trajnerit pritet t’i komunikohet shkarkimi nga drejtimi i ekipit.
Vllaznia mban vendin e fundit në renditje, me vetëm dy pikë, pas pesë javëve kampionat. Drejtuesit kanë nisur të studiojnë disa alternativa për stolin.
Ndiq VETËM SPORT
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





