Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
E bujshme/ FSHF pret të marrë 10 milionë dollarë
Të Tjera

E bujshme/ FSHF pret të marrë 10 milionë dollarë

Publikuar

UEFA dhe CONCACAF i kanë bërë një kërkesë presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për ndarjen e një fondi të veçantë financiar.

Dy konfederatat kërkojnë shpërndarjen e nga 10 milionë dollarëve për secilën nga 211 federatat anëtare, përfshirë këtu edhe FSHF-në. Letra e kërkesës është nënshkruar nga kreu i UEFA-s, Aleksander Ceferin, dhe ai i CONCACAF-it, Victor Montagliani.

Ky i fundit konsiderohet gjithashtu si një nga rivalët e mundshëm të Infantinos në garën e ardhshme për drejtimin e FIFA-s. Financimi i propozuar parashikohet të mbulohet nga rezervat akumuluese të FIFA-s, të cilat janë trefishuar për periudhën 2023-2026.

Nëse miratohet, kjo iniciativë do t’i kushtojë FIFA-s një shumë totale prej 2.11 miliardë dollarësh jashtë buxhetit të planifikuar. Disa federata anëtare e mbështesin idenë e shfrytëzimit të këtyre fondeve rezerve për zhvillimin e futbollit. Vendimmarrja përfundimtare për këtë propozim pritet të diskutohet në takimin e radhës që do të heldet më 15 tetor në Zyrih.

Norka Security
Etiketa:
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme