Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Ndryshon futbolli, futet kartoni i zi
Bota

Ndryshon futbolli, futet kartoni i zi

Publikuar

Federata Rumune e Futbollit ka marrë një vendim revolucionar për kampionatet e moshave duke futur përdorimin e kartoni i zi.

Ky rregull i ri do të zbatohet nga sezoni i ardhshëm për grupmoshat nga U7 deri në U16 me synim ndalimin e sjelljeve ekstreme të prindërve në tribunat e stadiumeve.

Sipas mediave vendase, ky vendim i marrë më 11 shtator 2026 shënon herën e parë në botë që një federatë aplikon një karton të posaçëm për sjelljen e tifozëve. Procedura e ndëshkimit përfshin tri faza kryesore përpara se arbitri të marrë vendimin përfundimtar.

Fillimisht ndeshja ndërpritet përkohësisht që trajnerët t’u kërkojnë prindërve të qetësohen, ndërsa në rast vazhdimësie skuadrat dërgohen për 10 minuta në dhomat e zhveshjes. Nëse fyerjet apo dhuna fizike e verbale vazhdojnë akoma, arbitri ndërpret përfundimisht takimin dhe tregon kartonin e zi.

Norka Security

Kjo masë është pjesë e projektit më të gjerë “B.R.A.V.O.” të nisur në vitin 2025 për të krijuar një ambient më të sigurt për fëmijët.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme