
Nga Gjermania te Franca e Spanja, Shqipëria mëson kundërshtarët “big” për kualifikueset
Akoma nuk dihet nëse Shqipëria do të jetë në një grup me 4 apo 5 skuadra në kualifikueset e Europianit 2028. Fakt është se kuqezinjtë do të jenë në vazon…
Akoma nuk dihet nëse Shqipëria do të jetë në një grup me 4 apo 5 skuadra në kualifikueset e Europianit 2028. Fakt është se kuqezinjtë do të jenë në vazon e tretë në short, duke shmangur dramën që do të sillte një tjetër skenar.
Zyrtarisht janë konfirmuar të gjitha ekipet e vazos së parë dhe pestë. E sigurt është që të paktën një emër do të jetë “big” përballë kuqezinjve.
Shorti do të mbahet më 6 dhjetor në Belfast të Irlandës e Veriut. Viti i ardhshëm është vendimtar për të ardhmen e Rolando Maran, që ka si objektiv kualifikimin në Europian.
Mbetet të mësohen ekipet e vazos së dytë dhe asaj të katërt, nga ku do të dalin dhe kundërshtarët e tjera të Shqipërisë.
VAZO E PARË (E GJITHA E KONFIRMUAR)
Angli, Portugali, Francë, Holandë, Spanjë, Belgjikë, Danimarkë, Gjermani, Itali, Greqi, Norvegji, Kroaci
VAZO E PESTË (E GJITHA E KONFIRMUAR)
Maltë, Azerbajxhan, Lituani, Andorrë, Gjibraltar, Lihtenshtajn
Shënim: Vazo e pestë vlen vetëm nëse Shqipëria do të jetë në një grup me 5 skuadra
Burimi: Vetem Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





