Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Nuk i kishte ndodhur kurrë! Ilir Daja e pëson te DinamoGol i anuluar, penallti dhe karton i kuq. Mbyllet Partizani-VllazniaVideo/ Sulmuesi i Shqipërisë i mahnit të gjithë, shënon supergol nga mesfushaNdeshja Partizani-Vllaznia, formacionet zyrtareVetëm një gol, mbyllet Teuta-Laçi. Si ndryshon renditjaVideo/ “Vallëzon” mes mbrojtësve para golit, Anis Mehmeti rikthehet protagonist
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Ancelotti
Bota

“Mblidh gjërat dhe ik!”, Ancelotti në telashe te Brazili

Publikuar

Nuk ishte ky fillimi që pritej. Carlo Ancelotti mori drejtimin e Brazilit me misionin për ta rikthyer Seleçaon në majat e futbollit botëror, por…

Nuk ishte ky fillimi që pritej. Carlo Ancelotti mori drejtimin e Brazilit me misionin për ta rikthyer Seleçaon në majat e futbollit botëror, por rezultatet deri tani janë larg pritshmërive. Trajneri italian, që përfiton rreth 10 milionë euro në vit, po përballet me kritika gjithnjë e më të forta. Humbja 3-2 ndaj Japonisë, në Singapor, ka shtuar presionin.

As dy golat e Vinícius Junior nuk mjaftuan për të shmangur disfatën. Në fund të takimit, Ancelotti u ndëshkua me karton të kuq, pas protestave në fushë.

“Më dha kartonin e kuq sepse tha se nuk isha në gjendje të kontrolloja stolin, pasi të gjithë lojtarët kishin hyrë në fushë. Pavarësisht rezultatit, mendoj se për 70 minuta luajtëm mirë, me intensitet dhe sipas planit tonë. Japonia është shumë e rrezikshme në kundërsulm, por ne donim të merrnim më shumë rreziqe dhe të luanim më përpara”.

Ndërkohë, kritikat në Brazil janë të ashpra. Legjenda Romario, kampion bote në vitin 1994, i ka kërkuar publikisht italianit të largohet: “Mjaft më! Mblidh gjërat dhe ik!”, ishte mesazhi i tij në rrjetet sociale.

Norka Security

Që nga debutimi në qershor 2025, Ancelotti ka regjistruar 12 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje në 21 ndeshje.

Një bilanc që ka shtuar pikëpyetjet për të ardhmen e tij në stolin e pesë herë kampionëve të botës.

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.