Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Pioli bën gati valixhet, Interi fiton me spektakël
Bota

Pioli bën gati valixhet, Interi fiton me spektakël

Publikuar

Inter u rikthye te fitorja dhe në zonën e katërshes më të mirë të Serisë A, pas triumfit bindës 3-0 ndaj Fiorentinës në “San Siro”. Një sukses që shënon fitoren e tretë radhazi në shtëpi ndaj skuadrës vjollcë, e cila mbetet ende pa fitore në kampionat.

Rastet e para erdhën pas gjysmë ore lojë, kur portieri David De Gea u detyrua të ndërhynte në dy momente vendimtare, fillimisht ndaj Bastonit që depërtoi nga qendra, e më pas ndaj Dimarkos që u ndal në mënyrë të shkëlqyer nga gardiani spanjoll. Nga ana tjetër, Fiorentina u shfaq e pafuqishme në fazën ofensive, me një tentativë të vetme të Moise Ken, e neutralizuar lehtësisht nga Somer.

Në pjesën e dytë, dominimi i zikaltërve u bë edhe më i dukshëm. Damfris dhe Bisek provuan të zhbllokonin rezultatin, por De Gea tregoi formë të shkëlqyer, duke mbajtur portën të paprekur deri në minutën e 60-të. Megjithatë, as ai nuk mundi të ndalonte gjuajtjen e fuqishme të Hakan Çalhanoglu, që me një goditje nga distanca e dërgoi topin në cepin e portës për golin e parë të ndeshjes.

Pas avantazhit, Inter kontrolloi plotësisht lojën. Petar Suçiç dyfishoi rezultatin pas një aksioni individual mbresëlënës, duke kaluar mes mbrojtësve kundërshtarë, për të gjetur cepin e afërt të portës. Në minutat e fundit, çdo shpresë e Fiorentinës u shua përfundimisht, kur Viti shkaktoi penallti ndaj Bonit dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Çalhanoglu ishte sërish i saktë nga pika e bardhë, duke vulosur shifrat 3-0 për Interin.

Norka Security

Fiorentina e Stefano Piolit regjistron fillimin më të dobët në historinë e saj të Serisë A, duke rritur ndjeshëm presionin mbi skuadrën dhe stafin teknik.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme