Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Elbasani “turpëron” Tiranën, Dinamo fiton derbin me Partizanin. Si ndryshon renditja
Kampionati

Elbasani “turpëron” Tiranën, Dinamo fiton derbin me Partizanin. Si ndryshon renditja

Publikuar

Java e nëntë e Superiores, është mbyllur me dy ndeshje spektakolare dhe shumë të luftuara.

Elbasani triumfoi 4-1 ndaj Tiranës në “AIr Albania”, në një takim me rivalitet të madh gjatë gjithë kohës.

Bardheblutë e nisën mirë, me disa raste për shënim, por nuk kishin saktësinë e duhur para portës.

Nga kjo përfitoi Elbasani, që shënoi dy herë në pjesën e parë. Tsague zhbllokoi takimin në minutën e 38-të, duke shënuar pas një topi të kthyer nga tentativa e Mustës.

Norka Security

Pesë minuta më vonë, ishte i njëjti protagonist që realizoi edhe të dytin, këtë herë pas një pasigurie të portierit Tafas.

Në pjesën e dytë, Tirana u fut me qasje tjetër dhe ngushtoi shifrat në minutën e 66-të me Tabekou. Pas këtij goli, bardheblutë u hodhën në sulm, në kërkim të barazimit dhe lanë hapësira në prapavijë, të cilat u shfrytëzuan nga miqtë me dy kundërsulme vrastare.

Ze Gomes realizoi të tretin në minutën e 92-të, ndërsa Diallo vulosi takimin me golin e katërt në minutën e 96-të.

Me këtë fitore, Elbasani mban vendin e tretë me 17 pikë, ndërsa Tirana renditet e parafundit me vetëm gjashtë pikë të grumbulluara.

Në duelin tjetër, Dinamo fitoi 2-0 në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit. Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht rasteve të shumta nga të dyja ekipet.

Në të dytën, blutë u treguan më cinikë dhe ia dolën të marrin fitoren. Sfida u zhbllokua në minutën e 54-t, nga një autogol i Atanaskoskit.

Në minutën e 76-të, Neziri, i sapofutur në fushë, realizoi edhe të dytin, për të mbyllur ndeshjen.

Fitorja e ngjit Dinamon në vendin e katërt me 17 pikë, ndërsa Partizani renditet i teti me tetë pikë.

Standings provided by Sofascore
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme