
Kampionati
“Plas” te Partizani, trajneri merr vendimin drastik për dy sulmuesit
Vendime drastike kanë tronditur Partizanin pikërisht në prag të derbit të javës së katërt ndaj Dinamos.
Trajneri Florin Bratu ka vendosur të lërë jashtë dy sulmuesit e skuadrës, Xhuliano Skuka dhe Seku Sidibe.
Sipas “Panorama Sport” sa i përket Sidibe, ky vendim është një zgjedhje teknike e teknikut rumun për ta dërguar lojtarin në tribunë. Vendin e tij në protokollin e ndeshjes e ka marrë talenti 16-vjeçar, Fabio Hyseni.
Nga ana tjetër, edhe Skuka nuk rezulton i gatshëm për këtë përballje, ndonëse pritej të ulej në stol si në ndeshjen e kaluar ndaj Vllaznisë. Trajneri Bratu po tregon kështu një dorë të hekurt në menaxhimin e grupit pas një ecurie jo të mirë.
Ndiq VETËM SPORT
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





