Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Regi Lushkja drejt rikthimit në Superiore
Kampionati

Rikthim në Superiore? Lëvizje e papritur nga Regi Lushkja

Publikuar

Regi Lushkja duket se nuk bën më pjesë në planet e klubit të Al Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Fantazisti shqiptar ka humbur hapësirat në formacionin bazë të skuadrës përgjatë javëve të fundit. Së fundmi, mesfushori 30-vjeçar nuk është grumbulluar as në pankinë në dy ndeshjet zyrtare.

Lushkja iu bashkua klubit arab gjatë merkatos së verës, menjëherë pas përfundimit të përvojës së tij me Traktorin në kampionatin iranian.

Kujtojmë se ai u largua në verën e vitit 2025 nga Egnatia, ku ishte udhëheqësi kryesor i rrogozhinasve drejt titullit kampion. Megjithatë, përvojat në Lindjen e Mesme nuk po shkojnë sipas pritshmërive për mesfushorin e njohur.

Norka Security

Për shkak të kësaj situate, emri i tij po përflitet gjithnjë e më shumë për një rikthim të mundshëm në Superiore.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme