Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Risi e madhe te Kombëtarja, ftohet lojtari për herë të parë

VETEMSPORT 05.10.2026 2 minutes read
Seanca-Stervitore-5-Tetor-2048x1365

Kombëtarja ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania” në prag të ndeshjes së katërt të Liga e Kombeve me San Marinon.

Të gjithë lojtarët e grumbulluar janë stërvitur rregullisht nën urdhrat e trajnerit Rolando Maran për rreth 60 minuta me ekipin që u fokusua më shumë në pjesën taktike.

Mbrojtësi Ardian Ismajlit bëri stërvitje të diferencuar për shkak të ngarkesës fizike të akumuluar në tre ndeshjet e fundit me stafin mjekësor që konfirmon se lojtari do të jetë i gatshëm për sfidën me San Marinon dhe se nuk ka asnjë dëmtim.

Departamenti i Komunikimit i FSHF bën me dije se portieri Alen Sherri iu nënshtrua kontrolleve mjekësore pasi pati një shqetësim muskulor gjatë transfertës në Finlandë. Pas vizitave, stafi mjekësor konkludoi se Sherri nuk mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme pasi nuk është në gjendje optimale për të luajtur.

Norka Security

Në vendin e tij është ftuar portieri i Kombëtares U-21, Alain Taho, i cili do të vihet nën urdhrat e trajnerit Maran paraditen e të martës.

Sakaq, mesfushori Feta Fetai nuk ka mundur të bashkohet me Kombëtaren U-21 për miqësoren me Ukrainën për problematika me dokumentacionin dhe është rikthyer në dispozicion të Kombëtares A për ndeshjen me San Marinon. Fetai kishte kaluar afatin 90-ditor të qëndrimit në zonën Shengen përgjatë 1 viti kalendarik dhe është në procesin e kryerjes së lejes së qëndrimit në BE me klubin e tij.

Post navigation

Previous: E papritur në Kombëtare! U njoftua i larguar, Maran surprizon me futbollistin
Next: Zhgënjim para ndeshjes, “zbulohet” rezultati i Shqipëri-San Marino

LEXO EDHE:

mehmeti1
  • Kombëtarja

Luajti dhe shënoi me Shqipërinë, Mehmeti merr lajmin e keq

VETEMSPORT 10.10.2026
muci
  • Kombëtarja

VIDEO/ Ernest Muçi gjen golin, nis festën në Turqi

VETEMSPORT 10.10.2026
IMG-20261006-WA0143-2048x1366
  • Kombëtarja

Maran dhe lojtarët shpërthejnë pas ndeshjes: Turp! Nuk më ka ndodhu në karrierë…

VETEMSPORT 06.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

WhatsApp Image 2026-10-11 at 21.02.03
  • Kampionati

Humbja në derbi, trajneri i Partizanit merr vendimin e papritur

VETEMSPORT 11.10.2026
xhixha tirana
  • Kampionati

Tirana “fundos” Partizanin, Vllaznia feston fitoren e parë. Si ndryshon renditja

VETEMSPORT 11.10.2026
partizani tirana
  • Kampionati

Derbi premton spektakël, formacionet zyrtare

VETEMSPORT 11.10.2026
kategoria-e-pare-1
  • Kampionati

Kategoria e Parë/ Festë te Besa dhe Pogradeci, zhgënjen pretendentja tjetër

VETEMSPORT 11.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.