
Shtanget kombëtarja, sulmuesi njofton tërheqjen një ditë pas fitores në Ligën e Kombeve
Romelu Lukaku ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja e Belgjikës. Është vetë sulmuesi që e ka bërë të ditur këtë zgjedhje të vështirë të karrierës përmes…
Romelu Lukaku ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja e Belgjikës. Është vetë sulmuesi që e ka bërë të ditur këtë zgjedhje të vështirë të karrierës përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se ka ardhur momenti për t’i dhënë fund këtij rrugëtimi pas 16 vitesh.
Në 135 prezenca zyrtare, Lukaku ka shënuar 94 gola duke u konfirmuar si golashënuesi më i mirë në historinë e kësaj kombëtarje. Po ashtu, belgu mbetet i dyti në renditjen sa i përket Evropës, pas Cristiano Ronaldos. Ai numëron prezenca të rëndësishme në tre turnetë e Kupës së Botës dhe në tre Europiane.
Sfida e tij e fundit përkoi me fitoren 4-1 të Belgjikës ndaj Italisë, ndërsa vetë Lukaku qëndroi në stol përgjatë 90 minutave. Sa i takon karrierës për klube, ai vijon të jetë pjesë e Fenerbahces në Superligën turke.
MESAZHI I LUKAKU-t:
16 vite.
Gjatë këtyre 16 viteve dhashë gjithçka kisha për kombëtaren… Kalova çdo emocion të mundshëm…
Luajta me shokë skuadre të jashtëzakonshëm, të cilëve do t’u jem mirënjohës përgjithmonë. Dua t’i falënderoj të gjithë… Dua të falënderoj gjithashtu të gjithë trajnerët që më shtynë përpara dhe më besuan për ta ndihmuar ekipin… Ishte një rrugëtim i bukur dhe e shijova çdo moment të tij.
Për tifozët e Belgjikës, faleminderit për mbështetjen që i dhatë ekipit tonë… Jam krenar që e kam përfaqësuar vendin tim në 4 Kampionate Botërore dhe 3 Kampionate Evropiane…
Nuk do t’i harroj kurrë ato momente.
Jam në paqe me vendimin tim për t’u ndalur këtu.
Ishte e mrekullueshme.
Ishte e këndshme.
Jam mirënjohës.
Faleminderit!
Burimi: Vetem Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





