Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Tirana pret Vorën, zbulohet stadiumi
Kampionati

Tirana paguan milionat, vjen lajmi i madh para Elbasanit

Publikuar

Tirana do të ketë mbështetjen e tifozëve të saj në sfidën e javës së pestë të Kategorisë Superiore kundër Elbasanit.

Drejtuesit e klubit bardheblu kanë vendosur të shfrytëzojnë rregulloren e Disiplinës duke paguar gjobën prej 5 milionë lekësh të vjetra për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit.

Kjo mundësi lindi vetëm pasi ekipi shleu gjysmën e pezullimit gjatë përballjes së kaluar ndaj Vorës, ku luajti pa praninë e publikut.

Përballja e rëndësishme ndaj verdhebluve është projektuar të zhvillohet më 20 shtator në stadiumin “Selman Stërmasi”, i cili është zyrtarizuar deri tani në axhendë.

Norka Security

Në aspektin sportiv, Elbasani vjen në këtë duel me 5 pikë pas katër javësh kampionat, duke mbajtur një pikë më shumë se Tirana në renditjen e përgjithshme.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme