Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
E papritur/ Titullari largohet nga kryeqytetasit, gati aventura e re
Kampionati

ZYRTARE/ Spikatën te Partizani, dy lojtarë firmosin me rivalët e kryeqytetit

Publikuar

Dinamo ka bërë dy afrime të tjera, duke nënshkruar me Andi Hadrojn dhe Saliou Sembene.

Marrëveshjet ishin arritur prej ditësh, por tashmë të dy futbollistët janë mbyllur zyrtarisht si pjesë e bluve.

Hadroj rikthehet në kampionatin shqiptar pas një përvoje një vit e gjysmë në Ukrainë te skuadra e Polissya. Mbrojtësi i djathtë aktivizohej pak në ekipin e parë atje, çka i kushtoi edhe vendin në Kombëtare. Ardhja e tij shton konkurrencën në krahun e djathtë të mbrojtjes, ku po paraqitet mjaft mirë edhe Ismaili.

Nga ana tjetër, Sembene ishte lojtar i lirë që nga qershori pas përfundimit të kontratës me Partizanin. Mbrojtësi shtatlartë bëhet kështu një përforcim i rëndësishëm për qendrën e prapavijës së Dinamos, ku deri më tani ishin vetëm Dita dhe Aliji.

Norka Security

/CNA

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme