Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
ZYRTARE/ Surprizon Brozovic, firmos me ekipin e ri
Bota

ZYRTARE/ Surprizon Brozovic, firmos me ekipin e ri

Publikuar

Marcelo Brozovic ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin e Al-Sadd në Katar.

Mesfushori kroat u largua si lojtar i lirë nga Al-Nassr i Arabisë Saudite gjatë merkatos së verës. Emri i tij u lidh me një transferim të mundshëm në Greqi te gjigantët e Olympiacos dhe Panathinaikos, por palët nuk arritën një marrëveshje përfundimtare. Po ashtu u përfol edhe për një transferim të mundshëm te Lazio në Itali.

Pas bisedimeve të zhvilluara, kroati zgjodhi projektin e Al-Sadd ku do të qëndrojë i lidhur deri në verën e vitit 2028. Paga e tij vjetore do të kalojë shifrën e 10 milionë eurove, ndërsa ka përfituar edhe 6 milionë euro të tjera si bonus për firmën mbi kontratë.

Brozovic do të ketë mundësinë të përballet me ish-ekipin e tij Al-Nassr më 24 nëntor në kuadër të xhiros së pestë të AFC Champions League Elite.

Norka Security
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme