
Armando Broja po kalon një nga periudhat më të vështira të karrierës së tij. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka pësuar një tjetër rënie të ndjeshme në tregun e vlerësimeve të faqes së njohur “Transfermarkt”.
Vlera e tij kartonit ka zbritur zyrtarisht në vetëm 3 milionë euro, duke humbur edhe 2 milionë të tjera nga përditësimi i fundit. Aventura e tij te Burnley në Championship po kthehet në një makth të vërtetë, ku 25-vjeçari po vuan për minuta në fushë.
Kjo rënie është drastike po të krahasohet me vetëm një vit më parë, kur vlera e tij shkonte në 14 milionë euro. Për herë të fundit që Broja vlerësohej në këto kuota ishte në moshën 19-vjeçare, kur shkëlqente te Vitesse në Holandë.
Forma e tij ka ndikuar negativisht edhe te ftesa me kuqezinjtë, pasi trajneri Rolando Maran e la jashtë grumbullimit të fundit. Dëmtimet e shpeshta fizike dhe mungesa e vazhdimësisë kanë rënduar së tepërmi situatën e sulmuesit shqiptar.








