Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Akuza kundërshtarit, Nelson Hysa: Më thanë që ndeshja nuk do zhvillohejNdeshjet e Champions LeagueNjë shqiptar te PSG? E zbulon ish-kapiteni i KombëtaresE papritur te Trabzonspor, “përjashtohet” Ernest Muçi“Plas” grushti, eskalon situata te debati për mosfinancim të klubeveGati ekipi i ri? U largua nga Sivasspor, Manaj nuk humb kohë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Goditje e bujshme! Shkëlqeu te Skënderbeu i madh, sulmuesi rikthehet dhe firmos në Shqipëri
Kampionati

Goditje e bujshme! Shkëlqeu te Skënderbeu i madh, sulmuesi rikthehet dhe firmos në Shqipëri

Publikuar

Klubi i Ilirisë ka arritur të bëjë goditjen e madhe duke afruar sulmuesin nigerian James Adeniyi.

Futbollisti 33-vjeçar njihet mjaft mirë nga opinioni sportiv në vend si një nga protagonistët kryesorë të Skënderbeut të periudhës së lavdishme.

Adeniyi vjen te skuadra e re me trofe të fituar në futbollin shqiptar, dy tituj kampionë të Superiores, dy Kupa Shqipërie si dhe një Superkupë.

Përpara se të bënte historinë te korçarët, nigeriani kishte spikatur me paraqitjet e tij me ekipet e Laçit dhe Bylisit në elitë. Së fundmi, eksperienca e tij e fundit ishte në kampionatin e Izraelit.

Norka Security

Me ardhjen e Adeniyit, Iliria rrit ndjeshëm pretendimet e saj në Kategorinë e Parë në këtë sezon.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme