Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
ZYRTARE/ U përfol në Superiore, trajneri rikthehet në stol
Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ U përfol në Superiore, trajneri rikthehet në stol

Publikuar

Trajneri Jeton Beqiri është emëruar zyrtarisht në drejtimin e skuadrës azere FK Gabala.

Tekniku 44-vjeçar mori këtë detyrë të re menjëherë pas mbylljes së aventurës së tij me Shkëndijën e Tetovës. Marrëveshja e firmosur mes palëve do të jetë e vlefshme për një vit, me mundësi rinovimi edhe për dy sezone të tjera.

Pas largimit nga kampionati maqedonas, emri i Beqirit u përfol edhe për stolat e disa klubeve në Superiore. Megjithatë, tekniku zgjodhi të refuzojë ofertat nga Shqipëria për të nisur këtë përvojë në Premier Ligën e Azerbajxhanit.

Në të kaluarën e tij, Beqiri e ka nisur karrierën e trajnerit te Drita e Bogovinës. Më pas ai ka drejtuar edhe klube të tjera të njohura si Gostivari, Struga, Renova dhe Bylisi.

Norka Security

Tashmë 44-vjeçari merr përsipër drejtimin e FK Gabalës me synimin për të arritur rezultate pozitive në kampionatin azer.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme