Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Ahmataj shpërthen ndaj arbitrimit: A duhet të bëjmë sherr?! Penallti e mohuar…
Kampionati

Ahmataj shpërthen ndaj arbitrimit: A duhet të bëjmë sherr?! Penallti e mohuar…

Publikuar

Julian Ahmataj ka qenë i pakënaqur që Skënderbeu i tij u nda me vetëm një pikë nga ndeshja me Tiranën. Si për rastet e krijuara, por edhe për episodin e një penalltie për të cilën pretendojnë korçarët.

“Patjetër, na vjen shumë keq që nuk e mbyllëm me fitore këtë ndeshje, se gjithë këta tifozë prisnin fitore nga skuadra, por loja ka qenë me nivel dhe intensitet shumë të lartë. E detyruam kundërshtarin ta mbajmë në presion. Problemet ndodhin se Tirana ka cilësi në vijën e parë të sulmit dhe, për një ekip të ri që prezantohet me tifozët, minutat e para janë delikate. U munduam të ishim të kujdesshëm, por pas atij fillimi gjithçka shkoi në favorin tonë. Mendoj se kemi bërë një ndeshje shumë të mirë dhe meritonim më shumë nga kjo ndeshje.

Fusha nuk lejonte futboll të shpejtë e të pastër, na pengoi me problemet që kishim. Duhet të shënonim, po e vuajmë se duhet të jemi të saktë para portës por kam shpresë që do vijnë.

Patjetër, kemi mundësi dhe organikë në mbrojtje, por mendoj se lojtarët që kanë ardhur rishtas me ata që kanë ardhur këtu, duan kohën e tyre. E dini që mbrojtja është repart shumë delikat. Kishim marrë një risk me lojtar të ri që nuk e analizon kush, por e bëmë që të mos i hiqnim forcën sulmuese. Besoj se me kalimin e javëve lojtarët do lidhen me njëri-tjetrin.

Norka Security

Pjesa e sulmit prodhon shumë dhe mendoj se përsëri na mungon një penallti, që është një prekje me dorë. Për të protestuar, protestojnë të tjerë. Na ka ndodhur edhe me Dinamon, edhe këtu. Kur dalin, analizohen penalltitë, janë për ne. Ne duhet të protestojmë, të bëjmë sherr? Nuk e kam këtë karakter, që të ulëras apo bërtas, por ata që marrin vendimet… Në katër javë janë 2 që kanë ndodhur të pastra.

Loja duhet të jetë gjithmonë me intensitet të lartë dhe produktive. Rastet mund të realizohen dhe mund të shkosh kollaj në ndeshjet e fituara”, tha Ahmataj për RTSH pas ndeshjes.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme