Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Gol në minutën e 96-të! Flamurtari zhgënjen sërish, surprizë në Kategorinë e Parë
Kampionati

Gol në minutën e 96-të! Flamurtari zhgënjen sërish, surprizë në Kategorinë e Parë

Publikuar

Flamurtari dhe Burreli kanë barazuar me rezultatin 1-1 në përballjen e luajtur ditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Sfida u mbyll në mënyrë dramatike, duke u dhënë të dyja skuadrave nga një pikë. Ndonëse vendasit e dominuan lojën dhe krijuan më shumë raste për shënim, të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë.

Burreli gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 69-të me anë të Xhabrahimit, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. 11-metërshi u akordua nga gjyqtarja kryesore e kësaj përballjeje, Emanuela Rusta.

Pas pësimit të golit, Flamurtari u hodh me të gjitha forcat në sulm për të kërkuar barazimin. Përpjekjet e kuqezinjve u shpërblyen vetëm në minutën e gjashtë të shtesës, kur Pjeshka tundi rrjetën dhe siguroi pikën për ekip e tij.

Norka Security

SHIKONI KLASIFIKIMIN: RENDITJA NË KATEGORINË E PARË

Ky është barazimi i dytë radhazi për Flamurtarin, pas atij me Besën.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme