
Trajneri Rolando Maran ka bërë gati formacionin e Shqipërisë ndaj Bjellorusisë. Asllani ka shfaqur probleme dhe ka prishur planet e trajnerit.
Në këtë situatë, Maran ka menduar të luajë me skemën 4-2-3-1. Sa i përket portës dhe mbrojtjes nuk ka dyshime.
Etrit Berisha do të mbrojë portën, ndërsa para tij do të jenë Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Mitaj.
Dyshja e mesfushës do të përbëhet nga Ramadani dhe Shehu, në mungesë të Asllanit dhe Laçit.
Në majën e sulmit do të jetë Manaj, ndërsa pas tij, Maran ka planifikuar të luajë me Hoxhën, Muçin dhe Kerjotën.









