Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Akuza kundërshtarit, Nelson Hysa: Më thanë që ndeshja nuk do zhvillohejNdeshjet e Champions LeagueNjë shqiptar te PSG? E zbulon ish-kapiteni i KombëtaresE papritur te Trabzonspor, “përjashtohet” Ernest Muçi“Plas” grushti, eskalon situata te debati për mosfinancim të klubeveGati ekipi i ri? U largua nga Sivasspor, Manaj nuk humb kohë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Merkato e bllokuar, përsëritet rasti i Tiranës dhe Skënderbeut. Vetëm 13 lojtarë të federuar
Kombëtarja

E papritur/ Sulmuesi “zhduket” nga Kombëtarja shqiptare

Publikuar

Talenti shqiptar Arman Durmishi po vazhdon të ngjitë shkallët e karrierës te gjigantët italianë të Juventusit.

Qendërsulmuesi 18-vjeçar është përfshirë në listën zyrtare të bardhezinjve për Ligën e Evropës. Trajneri Luciano Spalletti e shikon sulmuesin e ri si një opsion të tretë mjaft premtues për repartin e avancuar.

Megjithatë, çudia e madhe qëndron te faktit se i riu nuk është përfshirë fare në listat e Kombëtares së Shqipërisë. Emri i tij mungon si te përfaqësuesja U-19, ashtu edhe te skuadra U-21 e drejtuar nga Alban Bushi.

Sulmuesi mbetet i shkëputur nga fanella kuqezi prej muajsh, që nga grumbullimi i tij i fundit në mars. Gjatë kësaj periudhe, 18-vjeçari ka shfrytëzuar mundësinë për t’u stërvitur rregullisht nën urdhrat e Spallettit te ekipi i parë.

Norka Security

Njëkohësisht, Juventusi e ka promovuar atë te ekipi i dytë në Serie C dhe te formacioni U-20 në “Primavera 1”.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme