Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
E kërkoi Partizani, Skënderbeu “tremb” rivalët me sulmuesin
Kampionati

E kërkoi Partizani, Skënderbeu “tremb” rivalët me sulmuesin

Publikuar

Talenti i ri Flavio Shkëmbi ka tërhequr vëmendjen e stafit teknik të Skënderbeut në prag të ndeshjes ndaj Vorës.

Sulmuesi i datëlindjes 2008 shkëlqeu me ekipin e të rinjve duke shënuar tre gola në barazimin 3-3 kundër Tiranës. Shkëmbi realizoi një tregolësh në minutat 17, 27 dhe 59 të takimit. Pavarësisht se stërvitet me ekipin e parë, 17-vjeçari nuk ka debutuar ende në kampionat gjatë këtij sezoni.

Trajneri Ahmataj ka preferuar mbrojtësin Grazhdani për të plotësuar rregullin e lojtarit të ri në katër javët e para. Sidoqoftë, forma e lartë e Shkëmbit mund t’i japë atij hapësira si sulmues i krahut të djathtë.

Gjatë verës, lojtari korçar kërkohej me ngulm nga Partizani, por drejtuesit e Skënderbeut refuzuan largimin e tij. Sulmuesi ka gjithashtu përvojë me kombëtaret e moshave U16 dhe U17 të Shqipërisë.

Norka Security
Etiketa:
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme