
Armando Broja nuk është përfshirë në listën e kombëtares shqiptare nga trajneri Rolando Maran për ndeshjet e radhës.
Lënia jashtë kuqezinjve bën që fokusi i sulmuesit të jetë tërësisht te skuadra e tij, Burnley. Ekipi anglez ka vendosur të largohet nga Anglia për të zhvilluar një mini-fazë përgatitore jashtë vendit.
Drejtuesit po marrin në konsideratë Barcelonën, ku synojnë të shfrytëzojnë ambientet stërvitore të Espanyol-it. Trajneri Nicky Hayen sqaroi se kjo shkëputje u nevojitet lojtarëve për të lënë pas negativitetin e javëve të fundit.
Situata te Burnley mbetet alarmante, pasi klubi renditet në vendin e fundit në tabelën e Championship. Sa i përket sulmuesit shqiptar, Broja po përballet me hapësira mjaft të reduktuara dhe minuta me pikatore këtë edicion.
Kjo periudhë përgatitore shihet si një mundësi e mirë që Broja të bindë stafin teknik për një vend formacioni.








