
Bekim Maliqi është “blinduar” nga Dinamo. Klubi ka njoftuar rinovimin me mbrojtësin e djathtë edhe për dy sezone të tjera.
Pas dy viteve me blutë, Maliqi ka rinovuar deri në vitin 2028, duke konfirmuar besimin që ka nga drejtuesit.
“Bekim Maliqi rinovon me Dinamon. Mbrojtësi i djathtë i Bluve ka zgjatur bashkëpunimin me klubin, duke firmosur për dy sezone të tjera me Dinamon.
Pas dy vitesh me fanellën dinamovite, Maliqi do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës, duke vijuar rrugëtimin e tij me Blutë deri në vitin 2028”, thuhet në njoftim.





