Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Largimi i Plorit, zbulohet trajneri që do të drejtojë Besëlidhjen 
Kampionati

Largimi i Plorit, zbulohet trajneri që do të drejtojë Besëlidhjen 

Publikuar

Besëlidhja ka caktuar një zgjidhje të përkohshme për drejtimin teknik pas largimit të trajnerit Elvis Plori.

Detyra e drejtimit të skuadrës lezhjane i është besuar Ndriçim Shtubinës për ndeshjen e radhës në kampionat.

Ish-futbollisti i Vllaznisë mbante deri më tani rolin e zëvendëstrajnerit te Besëlidhja dhe ka filluar menjëherë punën me grupin. Ndryshimi në stol vjen si rrjedhojë e ecurisë negative në fillim të kampionatit, ku skuadra pësoi dy humbje në dy javët e para.

Shtubina synon të marrë pikët e para të sezonit dhe të rikthejë rezultatet pozitive te lezhjanët. Ndeshja e tij e parë në krye të pankinës do të jetë përballja në transfertë kundër Bylisit. Ky duel është planifikuar të luhet këtë të mërkurë në qytetin e Ballshit, me fillim nga ora 16:00.

Norka Security
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme