Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Akuza kundërshtarit, Nelson Hysa: Më thanë që ndeshja nuk do zhvillohejNdeshjet e Champions LeagueNjë shqiptar te PSG? E zbulon ish-kapiteni i KombëtaresE papritur te Trabzonspor, “përjashtohet” Ernest Muçi“Plas” grushti, eskalon situata te debati për mosfinancim të klubeveGati ekipi i ri? U largua nga Sivasspor, Manaj nuk humb kohë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
ZYRTARE/ Partizani njofton afrimin e bujshëm, e prezanton presidenti Demi
Kampionati

Ibraimi bën goditjen e parë, Partizani gjen sulmues

Publikuar

Agim Ibraimi ka nisur punën në pozicionin e drejtorit të ri sportiv te Partizani duke arritur një akord me sulmuesin Carlos Rivas.

Futbollisti 25-vjeçar nga Peruja ka përvojë të mëparshme në kampionatin shqiptar, pasi ka mbajtur veshur fanellën e klubit të Kukësit.

Sulmuesi anësor ka një gjatësi prej 184 centimetrash dhe njihet për kontributin e tij në lojën në ajër. Ky afrim shton alternativat në fazën sulmuese për trajnerin Oltijon Kërnaja gjatë pjesës së mbetur të sezonit.

Objektivi kryesor i klubit mbetet arritja e pozicionit në “Final 4” për të konkurruar më pas për titullin kampion. Pas përfundimit të 18 javëve të para, Partizani renditet në vendin e gjashtë me gjithsej 23 pikë.

Norka Security

Aktualisht, distanca me vendin e katërt që siguron kualifikimin është shtatë pikë. Zyrtarizimi i këtij akordi vjen menjëherë pas emërimit të Ibraimit në stafin drejtues.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme