
Kosova & Rajoni
Ndryshim i papritur në listë, ftohet mesfushori që shkaktoi polemika
Mungesa e Meriton Korenicës te lista e Kosovës hapi debat. Sot është Federata e Futbollit të Kosovës, që ka njoftuar se Korenica merr vendin e Donat Rrudhanit.
Rrudhani ndërkohë u dëmtua në stërvitjen e djeshme me klubin e tij. Për këtë edhe është zëvendësuar te “dardanët”.
Njoftimi i FFK:
“Për shkak të lëndimit të pësuar në stërvitjen e djeshme, Donat Rrudhani nuk do të mund t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës për grumbullimin e radhës.
Në vend të tij, përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar Meriton Korenicën, i cili ishte në listën e tij të zgjeruar.
Donatit i urojmë shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në fushën e lojës dhe në fanellën dardane!”
Ndiq VETËM SPORT
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





