Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
“Lojtari u godit me shapka”, specialisti i moviolës kritikon arbitrin e Laçi-Vllaznia
Kampionati

“Lojtari u godit me shapka”, specialisti i moviolës kritikon arbitrin e Laçi-Vllaznia

Publikuar

Specialisti i moviolës, Klajdi Kola, i ftuar në emisionin “Super Gol” në RTSH, ka dhënë një analizë të detajuar mbi precedentin e ndodhur në sfidën Laçi – Vllaznia (2-0), e vlefshme për javën e 4-t të Superiores.

Sipas Kolës, kartoni i kuq i dhënë ndaj futbollistit Mehmeti ishte i rregullt nga pikëpamja disiplinore, pasi lojtari reagoi me ofendim ndaj një tifozi në shkallët e stadiumit. Gjithsesi, ish-arbitri vuri theksin te mospasja e sigurisë në stadium, pasi lojtari u godit 2-3 herë me shapka nga tifozët.

Kola nwnvizoi se arbitri kryesor duhej të ndërpriste ndeshjen, t’i dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes dhe të kërkonte zbrazjen e tribunave përpara se loja të vazhdonte.

“Në ndeshjen Laçi – Vllaznia, një tifoz goditi lojtarin Mehemti me shapkë në pjesën e parakrahut. Më pas Mehemti kthehet duke e sharë, nëse do ta quajmë kështu.

Norka Security

Ndoshta arbitri shkon dhe tenton ta ruaj dhe lojtari vazhdon të ketë një komunikim verbal me tifozin. Tifozi është tifoz, do bëjë veprimin e tij, ashtu siç Cjapi mori masat për pjesën e tifozit.

Arbitri ishte mjaft afër me Mehmetin dhe po e dëgjonte, në mendimin tim, ai e ka sharë tifozin. Për arsyen, sepse aq afër sa është arbitri, nuk u çmend të jap karton të kuq kot.

Për mendimin tim, futbollisti e ka marrë me të drejtë kartonin e kuq për ofendim të tifozit. Përsa i takon tifozëve, duhej ndalimi i lojës, si pasojë e mospajes së sigurisë dhe nxjerrjes së tifozëve jashtë.

Përsa i takon situatës, menaxhimi duhet të ishte ndryshe. Nëse arbitri mendon se nuk ka siguri nga tifozët, i merr të dyja ekipet dhe futën në dhomat e zhveshjes. Zbrazet stadiumi dhe pastaj dalin prap. Unë mendoj se lojtari është goditur 2-3 herë nga tifozët me shapka”, tha Kola.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme