Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Malisheva e Brdaric fiton me “poker”, shtanget Ballkani. Si ndryshon renditja
Kosova & Rajoni

Malisheva e Brdaric fiton me “poker”, shtanget Ballkani. Si ndryshon renditja

Publikuar

Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshje, të vlefshme për javën e 6-të të Superligës së Kosovës. Në këto duele pati surpriza, teksa u shënua një total prej 4 golash.

Malisheva ia doli që të triumfonte në transfertë përballë Llapit. Sfida përfundoi me shifrat 0-4, me Malishevën që shënoi me ish-in e Partizanit, Vusal Isgandarli, Ibishin, Tallën dhe Bushajn. duke treguar dominimin e miqve.

Kështu, Malisheva ngjitet në vendin e dytë me 13 pikë, 2 më pak se Prishtina kryesuese. Në krahun tjetër me vetëm 3 pikë pas 6 ndeshjesh, llapjanët mbajnë vendin e 8-të.

Në ndeshjen tjetër, Ballkani nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 përballë Dukagjinit. Këta të fundit shkojnë në kuotën e 12 pikëve, duke mbajtur vendin e 3-të, ndërsa me 10 pikë, ekipi nga Suhareka “konsolidohet” i 5-ti.

Norka Security
Standings provided by Sofascore
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme