Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Shqipëri-San Marino, minutë pas minute

VETEMSPORT 06.10.2026 3 minutes read
DPlayer (3)

Shqipëria përballet këtë të martë me San Marinon në “Air Albania”, në kërkim të fitores pas humbjes 2-1 ndaj Finlandës.

Kuqezinjtë kanë marrë dy fitore dhe një humbje në tri ndeshjet e para të Ligës së Kombeve dhe renditen të dytët me 6 pikë, një më pak se Finlanda.

Vendi i parë në grup mbetet objektivi kryesor dhe për këtë arsye Shqipërisë i nevojiten tri pikët, ndërsa një diferencë e mirë golash do të ndihmonte në renditje.


LIVE SHQIPËRI-SAN MARINO 1-1

Norka Security

NDIQENI KETU: https://vetemsport.com/live-gjithcka-ne-vetem-sport/

KOMENTI LIVE

79’- Daku i afrohet golit të avantazhit. Topi devijohet në këndore.

78’- Krosim i Hysajt në zonë, Manaj nuk ka shënjestrën e duhur dhe humb topin.

70’- Zëvendësim i dyfishtë te Shqipëria. Daku dhe Ramadani në fushë, largohen Shehu dhe Mitaj.  

66’- GOL SAN MARINO 1-1! E pabesueshme në “Air Albania”, miqtë barazojnë shifrat me Lazzari.

45′- Starton pjesa e dytë. Mehmeti merr vendin e Muçit.

Akordohen 2 minuta shtesë.

45’- Shpëton porta e Shqipërisë. Dajsinani ia del të mbajë portën të paprekur, pas një gjuajtje të fortë.

36’- Manaj ndalet sërish me një pritje me këmbë nga portieri Colombo.  

34’- Sulm i shpejtë nga Arbër Hoxha në të majtë. Sulmuesi provon në hyrje të zonës, por topi shkon në duart e portierit.

31’- Kundërsulm i shpejtë nga Shqipëria. Muçi pason për Manajn, i cili vonohet dhe humb befasinë e sulmit. Gjuajtja ndalet nga mbrojtësit.

27’- Rrezikojnë miqtë me një tentativë nga jashtë zone, por topi shkon në duart e Dajsinanit.

22’- I pafat Rey Manaj. Sulmuesi lëshon një gjuajte të fortë, e cila përplaset te shtylla.  

19’- Pasim kirurgjikal i Asllanit për Manajn, i cili nuk e kontrollon si duhet topin në zonë.

17’- Nuk ndalen sulmet e Shqipërisë. Pilo kroson në zonë, por topi largohet në momentin e fundit.

11’- GOOOOOL SHQIPËRIA 1-0! Kristjan Asllani i mahnit të gjithë me një supergol dhe i jep avantazhin kuqezinjve.

7’- Rrezikon edhe Rey Manaj. Sulmuesi provon me një goditje të fortë, por është qendrore për portierin.

6’- Mundësi e artë për Muçin. Gjuajtja në hyrje të zonës shkon mbi portë.

5’- Asllani i afrohet golit me kokë, pas krosimit të Hysajt, por topi shkon jashtë.

Starton sfida. 

Post navigation

Previous: Mitaj dhe Pilo nga fillimi, zbulohet formacioni zyrtar i Shqipërisë
Next: Maran dhe lojtarët shpërthejnë pas ndeshjes: Turp! Nuk më ka ndodhu në karrierë…

LEXO EDHE:

mehmeti1
  • Kombëtarja

Luajti dhe shënoi me Shqipërinë, Mehmeti merr lajmin e keq

VETEMSPORT 10.10.2026
muci
  • Kombëtarja

VIDEO/ Ernest Muçi gjen golin, nis festën në Turqi

VETEMSPORT 10.10.2026
IMG-20261006-WA0143-2048x1366
  • Kombëtarja

Maran dhe lojtarët shpërthejnë pas ndeshjes: Turp! Nuk më ka ndodhu në karrierë…

VETEMSPORT 06.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani tirana
  • Kampionati

Derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana

VETEMSPORT 11.10.2026
partizani tirana
  • Kampionati

Derbi premton spektakël, formacionet zyrtare

VETEMSPORT 11.10.2026
kategoria-e-pare-1
  • Kampionati

Kategoria e Parë/ Festë te Besa dhe Pogradeci, zhgënjen pretendentja tjetër

VETEMSPORT 11.10.2026
fdsdg
  • Kampionati

Dy gola në fund, mbyllet Laçi-Egnatia

VETEMSPORT 11.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.