
Liga e Kombeve do të vazhdojë sonte me ndeshje prestigjioze mes kombëtareve europiane, aty ku edhe Shqipëria do të zbresë në fushën e blertë.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Rolando Maran do të duelojnë me Bjellorusinë në stadiumin “Air Albania”, në kuadër të Ligës C.
Sipas “Football Meets Data”, e cila trajton të dhënat, modelet statistikore, simulimet dhe probabilitetet, del në përfundimin se Shqipëria do ta mbyllë grupin në vendin e parë dhe do të sigurojë ngjitjen në Ligën B.
Aktualisht, Kombëtarja ndodhet në Ligën C, Grupi 1, ndërsa ka rivale Bjellorusinë, Finlandën dhe San Marinon.









