
Kosova barazoi 1-1 ndaj Austrisë, në ndeshjen e raundit të katërt në Ligën e Kampioneve.
“Dardanët” i shkuan shumë afër fitores, por u ndëshkuan nga një gol në fundit. Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, e dyta nisi më mirë për Kosovën.
Skuadra e Franco Fodas, iu afrua golit në dy raste me Hoxhën dhe Zhegrovën, por tentativat u ndalën nga portieri.
Megjithatë, ky i fundit u dorëzua në minutën e 70-të, kur Fisnik Asllani zhbllokoi takimin. Sulmuesi i futur nga stoli, shënoi golin e avantazhit për Kosovën, pas një asisti të shkëlqyer të marrë nga Zhegrova.
Vetëm 3 minuta më vonë, Kosova ishte e pafat, pasi Milot Rashica u ndal nga shtylla. Në minutën e 85-të, ishte Lang që barazoi për austriakët, pas një rivënie anësore.
Me këtë barazim, Kosova mban vendin e dytë me pesë pikë, 3 më pak se Austria kryesuese.







