Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota
  • Kombëtarja

Ndryshon situata, Asllani drejt largimit nga Serie A

VETEMSPORT 07.01.2026 2 minutes read
asllani-1

Kur Interi dhe Torino gjetën akordin për huazimin me të drejtë blerjeje për Kristjan Asllanin, e bënë edhe me miratimin e vetë lojtarit, për të cilin qëndrimi në Serie A ishte një kusht i panegociueshëm. Sot situata ka ndryshuar pasi koha nuk punon për asnjërën prej palëve pasi nga fundi i merkatos së dimrit na ndajnë shuma pak javë.

Torino ka vendosur pas gjashtë muajsh huazim për të mos ushtruar të drejtën e blerjes për 12 milionë euro. Kështu si Interi edhe lojtari janë të detyruar që të gjejnë një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur pasi muaj të tjerë në Torino do të ishin një minus i madh si për futbollistin edhe për zikaltrit.

Në aspektin profesional Asllani rrezikon shumë pasi i duhet që të gjejë një ekip ku të ketë mundësi për të luajtur rregullisht. Ndërsa në planin financiar Interi po tenton gjithçka për të sistemuar sa më shpejt këtë çështje pasi nëse lojtari nuk do të aktivizohet rregullisht në muajt në vazhdim atëherë vlera e tij në merkato do të ulet edhe më shumë.

Të gjendur në luftë me kohën si Asllani edhe Interi janë gati që të heqin dorë nga qëndrimet e tyre që kishin gjatë verës. Interi mund të pranojë tani edhe më pak para në këmbim të lojtarit ndërsa ky i fundit mund të jetë i hapur edhe për opsione që mund të vijnë nga klube, të cilat nuk militojnë në Serie A.

Post navigation

Previous: Nuk ka më dyshime, zbulohet skuadra e re e Xhixhës
Next: ZYRTARE/ Pritej rinovimi deri në mars, surprizon FSHF. Vuloset e ardhmja e Silvinjos

LEXO EDHE:

IMG_6245
  • Bota

Shorti i Champions League

VETEMSPORT 27.08.2026
9e9ccf8e-c269-4cd9-8672-c5410d269c30
  • Bota

Prapaskena e bujshme/ Transferimi 60 milionësh tek Arsenal ka lidhje me Shqipërinë

VETEMSPORT 26.08.2026
Kristjan Asllani
  • Bota
  • Kombëtarja

Arrihet akordi, Kristjan Asllani bëhet me ekip të ri

VETEMSPORT 25.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

IMG_6245
  • Bota

Shorti i Champions League

VETEMSPORT 27.08.2026
1
  • Kampionati

Merret vendimi, zbulohet stadiumi për Skënderbeu-Dinamo

VETEMSPORT 27.08.2026
policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.