Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Pritej rinovimi deri në mars, surprizon FSHF. Vuloset e ardhmja e Silvinjos

VETEMSPORT 07.01.2026 2 minutes read
Silvinjo-Zabaleta-Doriva-Duka-2048x1365

Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizon rinovimin e kontratës me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Silvinjo, si edhe me dy zëvendëstrajnerët e tij, Pablo Zabaleta dhe Dorival Guidoni Junior, duke konfirmuar vazhdimësinë e projektit teknik që ka sjellë rezultate historike për futbollin shqiptar.

Kontrata e re me stafin teknik do të jetë e vlefshme deri në korrik 2026, me objektivin madhor kualifikimin për herë të parë në histori të Shqipërisë në fazën finale të Kupës së Botës.

Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, Kombëtarja shqiptare ka shënuar një progres të dukshëm në organizim, identitet loje dhe rezultate, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në fazën play-off të Botërorit 2026.

Në muajin mars, kuqezinjtë do të luajnë një kapitull historik, duke u përballur në gjysmëfinalen e play-off-it me Poloninë, më 26 mars, ndërsa në rast kualifikimi, në finalen vendimtare do të përballen me fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi.

Norka Security

Vendimi për rinovimin e kontratës reflekton besimin e plotë të FSHF-së në stafin aktual, filozofinë e punës së ndërtuar ndër vite dhe angazhimin për stabilitet, vazhdimësi dhe ambicie të larta. Ky hap synon forcimin e mëtejshëm të Kombëtares, rritjen e konkurrencës dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Federata Shqiptare e Futbollit mbetet e vendosur të mbështesë maksimalisht Kombëtaren dhe stafin teknik në këtë rrugëtim historik, me synimin për të kthyer ëndrrën e Botërorit në realitet për të gjithë shqiptarët.

Post navigation

Previous: Ndryshon situata, Asllani drejt largimit nga Serie A
Next: “Hilja” te penalltia

LEXO EDHE:

mehmeti1
  • Kombëtarja

Luajti dhe shënoi me Shqipërinë, Mehmeti merr lajmin e keq

VETEMSPORT 10.10.2026
muci
  • Kombëtarja

VIDEO/ Ernest Muçi gjen golin, nis festën në Turqi

VETEMSPORT 10.10.2026
IMG-20261006-WA0143-2048x1366
  • Kombëtarja

Maran dhe lojtarët shpërthejnë pas ndeshjes: Turp! Nuk më ka ndodhu në karrierë…

VETEMSPORT 06.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

WhatsApp Image 2026-10-11 at 21.02.03
  • Kampionati

Humbja në derbi, trajneri i Partizanit merr vendimin e papritur

VETEMSPORT 11.10.2026
xhixha tirana
  • Kampionati

Tirana “fundos” Partizanin, Vllaznia feston fitoren e parë. Si ndryshon renditja

VETEMSPORT 11.10.2026
partizani tirana
  • Kampionati

Derbi premton spektakël, formacionet zyrtare

VETEMSPORT 11.10.2026
kategoria-e-pare-1
  • Kampionati

Kategoria e Parë/ Festë te Besa dhe Pogradeci, zhgënjen pretendentja tjetër

VETEMSPORT 11.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.