Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Akuza kundërshtarit, Nelson Hysa: Më thanë që ndeshja nuk do zhvillohejNdeshjet e Champions LeagueNjë shqiptar te PSG? E zbulon ish-kapiteni i KombëtaresE papritur te Trabzonspor, “përjashtohet” Ernest Muçi“Plas” grushti, eskalon situata te debati për mosfinancim të klubeveGati ekipi i ri? U largua nga Sivasspor, Manaj nuk humb kohë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
U shfaq te Vllaznia, sulmuesi largohet dhe firmos me ekipin e ri
Kampionati

Një shkodran për stolin, surprizë te Vllaznia

Publikuar

Skuadra e Vllaznisë ka nisur stërvitjet nën drejtimin e teknikut Ergi Borshi pas largimit të trajnerit Edi Martini.

Ish-mesfushori i kuqebluve ka marrë përsipër drejtimin e ekipit në këtë periudhë tranzicioni. Pavarësisht zhvillimeve, klubi shkodran ende nuk ka nxjerrë një njoftim zyrtar për ndërprerjen e bashkëpunimit me Martinin.

Kjo situatë e paqartë ngjason me ngjarjet e ndodhura më parë te Tirana me teknikun Orges Shehi. Atëkohë, çështja përfundoi në dyert e gjyqit ku tekniku doli i fituar përballë pretendimeve të klubit bardheblu.

Kontrata aktuale e Edi Martinit me Vllazninë është e vlefshme deri në verën e vitit 2028. Një prishje e njëanshme e kësaj marrëveshjeje do t’i kushtonte klubit dhjetëra mijëra euro dëmshpërblim.

Norka Security

Te Vllaznia janë përfolur disa emra për stolin, ndërsa po shqyrtohet mundësia që Borshi të qëndrojë si trajner i parë.  

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme