
Kampionati
Nuk ka qetësi te Partizani, Kërnaja drejt largimit
Nuk ka qetësi te Partizani. Oltion Kërnaja rrezikon largimin nga drejtimi i ekipit të parë.
Humbja në derbi ndaj Dinamos, ka lëkundur stolin e të kuqve.
Pak kohë më parë Kërnaja deklaronte se do të ishte ai në stolin e ekipit të parë dhe se po kërkohej një trajner për ekipin B.
Megjithatë e ardhmja e tij në ekipin e parë duket e pasigurt.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se në rast se Partizani nuk fiton ndaj Vorës në duelin e radhës, mund të largohet Kërnaja.
Drejtuesit kanë nisur punën për trajnerin e ri.
Ndiq VETËM SPORT
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





