Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Akuza kundërshtarit, Nelson Hysa: Më thanë që ndeshja nuk do zhvillohejNdeshjet e Champions LeagueNjë shqiptar te PSG? E zbulon ish-kapiteni i KombëtaresE papritur te Trabzonspor, “përjashtohet” Ernest Muçi“Plas” grushti, eskalon situata te debati për mosfinancim të klubeveGati ekipi i ri? U largua nga Sivasspor, Manaj nuk humb kohë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
”Plas” keq te Vllaznia, lojtarët bojkotojnë stërvitjen
Kampionati

”Plas” keq te Vllaznia, lojtarët bojkotojnë stërvitjen

Publikuar

Situata e Vllaznisë duket se po përkeqësohet me kalimin e ditëve. Largimi i trajnerit Martini duket se nuk po ndryshon situatën te kuqeblutë, pasi tani ka ardhur edhe një veprim i lojtarëve që padyshim do krijojë edhe më shumë telashe në ekipin shkodran.

Sipas asaj që tregon portali “Veriu Sot”, lojtarët e Vllaznisë nuk kanë dalë në stërvitje duke e bojkotuar atë në shenjë proteste për vonesat e rrogave nga drejtuesit e klubit. Këta të fundit kanë gjetur mundësinë të afrojnë një trajner të huaj, por njëkohësisht, kanë pa paguar disa muaj rroga të futbollistëve kuqeblu.

Ndaj në stërvitjen e paradites sot është paraqitur vetëm stafi i skuadrës, pasi lojtarët nuk e kanë bërë një gjë të tillë, duke sjellë edhe dështimin e seancës stërvitore.

Kjo padyshim që hedh edhe më shumë hije mbi situatën Vllaznisë dhe të ardhmen e skuadrës që gjendet në zonën e ftohtë të tabelës së renditjes e gjithnjë e më shumë duket e rrezikuar për mbijetesë, ashtu si disa vite më parë ku shpesh shkak i problemeve mes klubit e skuadrës ishte situata financiare.

Norka Security
Etiketa:
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme