
Kaos te Vllaznia. Këtë të enjte lojtarët refuzuan të dalin në stërvitje, për shkak se nuk kanë marrë pagat.
Sikur të mos mjaftonte kjo, situata është rënduar më shumë.
Nga Shkodra raportohet se është larguar edhe Vioresin Sinani. Ai mbante postin e drejtorit sportiv.
Po ashtu bëhet e ditur se postin e lënë bosh do e marrë Alban Hasani.
Priten zhvillime në orët e ardhshme…




